Fshati Arnaqi në etje, institucionet në heshtje, VLEN kërkon llogari për mungesën e ujit

nga D. V.

Shkup,  16 qershor – Anëtari i koalicionit VLEN në degën e Sarajit, Arsim Rustemi, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së ujit në fshatin Arnaqi, duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe mosveprim.

“Sa e rëndë është heshtja kur uji mungon, e edhe më e rëndë kur mungon përgjegjësia”, shkruan Rustemi, duke ngritur zërin për gjendjen alarmante në këtë vendbanim që, sipas tij, po “thahet në etje, jo nga qielli, por nga neglizhenca e institucioneve”.

Ai thekson se është koha që Komuna e Sarajit të kërkojë përgjegjësi nga Qyteti i Shkupit për këtë situatë dhe shton me vendosmëri: “Nëse nuk guxojnë të kërkojnë përgjigje, le t’ua themi ne: ujin mund ta ndalni, por zërin e këtij fshati jo!”

Rustemi paralajmëron se nëse institucionet vendore zgjedhin të heshtin, banorët dhe përfaqësuesit e VLEN nuk do të heshtin.

“Arnaqia s’mund të shuhet në heshtje, sepse këtu rritet drita dhe qëndresa”, përfundon ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More