Dridhjet e tokës në jugperëndim, ekspertët: Nuk ka nevojë për shqetësim

nga Xh M

Ohër, 16 qershor – Një seri tërmetesh janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në Ohër, më i fuqishmi prej të cilëve ka qenë në orën 04:34 minuta prej 3.8 shkallësh. Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në veri të Ohrit, përkatësisht në fshatrat Kosel dhe Opejnicë. Nuk janë regjistruar dëme, por dridhja e tokës i ka shqetësuar qytetarët e Ohrit, por edhe turistët që po pushojnë buzë liqenit të Ohrit.

“Dridhje e fuqishme. I shqetësoi qytetarët.”, – tha një qytetar.

“E ndjeva dhe prita ndoshta mund të përsëritet.”, – tha një qytetare.

“Po, e kemi ndjerë.”, – u shpreh një qytetar.

“Po, në 4 e gjysmë kishte dridhje. Isha i zgjuar.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Edhe para 8 vitesh, që nga 18 korriku deri në fund të gushtit, në rajonin e Ohrit u regjistruan një seri tërmetesh. Por, ekspertët thonë se nuk ka vend për shqetësim të qytetarëve.

“Tërmet i këtillë mund të gjenerojë disa tërmete më të vogla, të cilët qytetarët edhe mund të mos i ndjejnë, për dallim nga viti 2017 kur u regjistruan mbi njëmijë tërmete. Megjithëse nuk mund të parashikohet me saktësi nëse do të ketë dridhje të reja, nuk pritet. Qytetarët duhet të jenë të qetë se dridhjet e këtilla nuk shkaktojnë kurrfarë dëmesh.”, – theksoi sizmologu, Mihail Garevski.

Nga tërmeti i sotëm, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në pjesën kufitare të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More