Në Vushtrri parakalim festiv në Ditën e Çlirimit, kryetari Ferit Idrizi iu bashkua qytetarëve

nga D. V.

Në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë u mbajt sot një parakalim festiv me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të komunës, ngjarje kjo që u shoqërua me atmosferë festive, tinguj të muzikës tradicionale dhe veshje kombëtare, raporton Ekonomia Online.

Valltarë të shumtë parakaluan nëpër shesh nën tingujt e daulleve. Fëmijët e qytetit, të veshur me kostume tradicionale kombëtare, ishin pjesë e këtij parakalimi, duke simbolizuar lidhjen mes brezave dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Pjesë e manifestimit ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili iu bashkua qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këtë ditë të rëndësishme për komunën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More