Ministrja daneze për Çështje Evropiane, Mari Bjere për vizitë pune në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 18 qershor – Ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Vizita është në prag të kryesimit danez të Këshillit të BE-së.

Bjere do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani me çka është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp. Siç informon Kabineti i Murtezanit, bisedimet midis dy delegacioneve do të përqendrohen në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet bilaterale, prioritetet rreth reformave dhe sfidat aktuale rajonale dhe gjeopolitike.

Pas vizitës në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Bjere do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More