Ministria e Bujqësisë mbi 340 milionë denarë subvencione për 4.144 fermerë

nga Redaksia

Shkup, 18 qershor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi sot se ka realizuar pagesa në vlerë prej 341.536.000,00 denarësh për 4.144 fermerë në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Bëhet fjalë për pagesa direkte plotësuese për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, të cilat përfshihen në nënmasën 2.2 të Programit, e cila lidhet me përfituesit e nënmasave 2.1, 2.4 dhe 2.5 të së njëjtës urdhëresë.

“Pagesa është realizuar në bazë të pagesave direkte plotësuese për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

Sipas sqarimit, përfitues të këtyre subvencioneve janë:

  • Ekonomitë bujqësore që kanë përfituar nga nënmasa 2.1, dhe kanë dorëzuar prodhimin e qumështit te një blerës i regjistruar i qumështit të papërpunuar (nënmasa 2.4),
  • Apo që kanë shitur ose therur gjedhë në kapacitete përpunuese të regjistruara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore (nënmasa 2.5).

“Kujdesi për fermerët vazhdon edhe më tej”, theksohet në kumtesën e Ministrisë, duke theksuar vazhdimësinë e përkushtimit institucional për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe fermerëve në të gjithë vendin.

Pagesat janë pjesë e një sërë masash që synojnë të rrisin prodhimin bujqësor, të stimulohen dorëzimi dhe përpunimi vendor i produkteve shtazore, dhe të forcohet vlera ekonomike e fermave në nivel lokal dhe kombëtar.

Edhe nga VLEN kumtun se janë paguar 341.536.000,00 denarë për 4.144 persona.

“Pagesa ka të bëjë me mbështetjen direkte plotësuese për masën 2.2 për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë vazhdon me përkushtim realizimin e pagesave në mënyrë të drejtë dhe të rregullt për të gjithë fermerët”, njoftuan nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More