Gjatë fundjavës mot stabil dhe më i freskët, ndërsa pastaj temperatura deri në 38 gradë

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, në disa vende në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshërit, do të mbajë edhe nesër, kumtoi DPHM.

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe pak më i freskët dhe do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar e përkohshme veriore. Nga e hëna do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe kryesisht me diell me rritje të temperaturave.

Temperatura maksimale gjatë fundjavës do të jetë 34 gradë, ndërsa në ditët e javës së ardhshme do të arrijë 38 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More