Arrestohet tetovari, ka vozitur me 190 kilometra në orë, ndërsa e lejuar është 80

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – Gjatë ditës së djeshme është ndaluar një shofer nga Tetova, i cili ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 190 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, informuan nga MPB.

Ai është ndalur pranë nyjës rrugore në Kamjan, dhe bëhet fjalë për një 29-vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Pirok, Tetovë.

“Gjatë kontrollit të trafikut dhe masave të ndërmarra është konstatuar se B.M. ka drejtuar një veturë ‘Audi’ me targa kombëtare gjermane me shpejtësi prej 190 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h”, njoftoi MPB-ja.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

MPB disa herë gjatë periudhës së kaluar në këtë rrugë ka hasur drejtues automjetesh që vozisin shumë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More