Me ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë turistike, shfuqizohet Agjencia për promovimin e turizmit, të punësuarit kalojnë nën ministrinë e Kulturës

nga D. V.

Shkup, 23 qershor – Propozim-ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë turistike në lexim të parë e kaluan filtrin e Komisionit amë për Kulturë dhe Turizëm. Anëtarët e Komisionit dhanë mbështetje për ndryshimet e propozuara dhe i përcjellën për lëxim të mëtejshëm.

Me ndryshimet e propozuara shfuqizohet Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit , duke i vendosur punëtorët e saj dhe gjithça tjetër nën kompetencën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Me ndryshimet, ndër të tjera, parashikohet ministri i Kulturës të formojë Këshillin për promovimin dhe mbështetjen e turizmit dhe të ndahen subvencione për turizmin.

Sipas propozuesit, qëllimi i ndryshimeve ligjore është avancimi institucional i politikave të turizmit, rritja e efikasitetit dhe planifikimi i centralizuar dhe sinergjia midis kulturës dhe turizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More