KQZ emëroi rreth 220 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, bëri të ditur se të gjithë anëtarët kanë kaluar procedurat ligjore për këtë proces.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More