Qeveria largon nga detyra Bogoevskin

nga D. V.

Shkup, 24 qershor – Petar Bogojevski largohet nga posti i drejtorit të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore dhe Mobilitet Evropian. Kjo ndodh vetëm dy muaj e gjysmë pas emërimit të tij në këtë funksion. Lajmin e konfirmoi vetë Bogojevski, duke ndarë një fotografi me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe duke theksuar se ky është një veprim i dakorduar mes partnerëve të koalicionit.

“E katërta, u dakordua rishpërndarja e pozicioneve dhe institucioneve që do të drejtohen nga Macedonian Concept në kuadër të pushtetit ekzekutiv, me çka u konfirmua se kryetari i Koncepti Maqedonas, dr. Petar Bogojevski, do të marrë drejtimin e një institucioni tjetër”, shkroi Bogojevski në një postim publik.

Pas emërimit të tij, Komisioni Evropian kërkoi sqarim nga ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, për emërimin e Bogojevskit, pasi në opinion pati reagime për qëndrimet e tij të shprehura në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More