Siljanovska-Davkova priti pjesëtaret e Armatës që përfunduan me sukses trajnim në SHBA

nga Redaksia

Shkup, 28 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kapitenen Neda Volçeva dhe togeren Sara Tasevska, të cilat përfunduan me sukses kursin shtatëmujor “Maneuver Captain’s Career Course” në Xhorxhia, SHBA, i organizuar nga qendra amerikane e trajnimit “Fort Moore”, përcjell Zhurnal.mk.

Në takimin ku morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski dhe ambasadorja amerikane Angela Ageler, të dyja pjesëtaret e Armatës e informuan presidenten për fazat, përmbajtjen dhe cilësinë e trajnimit ushtarako-arsimor, si dhe ndanë planet, përkushtimin dhe ambiciet e tyre për avancim në karrierë.

Duke njohur potencialin e tyre për të qenë gjenerale të ardhshme, Siljanovska-Davkova u uroi Volçevës dhe Tasevskës për përfundimin e suksesshëm të trajnimit dhe shprehu bindjen se njohuritë, aftësitë dhe ekspertiza e fituar do të zbatohen në interes të ushtrisë së Maqedonisë.

Sipas saj, realizimi i kësaj programi përfaqëson një investim në partneritetin maqedono-amerikan dhe është veçanërisht i rëndësishëm për promovimin e vendit si një aleat i besueshëm dhe i përkushtuar në NATO.

Duke i njohur rezultatet e shkëlqyera që arrijnë gratë, bashkëbiseduesit u pajtuan se pjesëmarrja e tyre në trajnimet ndërkombëtare duhet të bëhet praktikë e rregullt.

Gjatë takimit, Siljanovska-Davkova rikonfirmoi angazhimin e saj për themelimin e një Qendre Rajonale për Ekselencë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me seli në Shkup, me qëllim promovimin e grave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More