Shkup, 1 korrik – Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka shprehur urimet e tij për këtë ditë historike, duke theksuar lidhjet e forta mes popullit shqiptar dhe SHBA-së, përcjell Zhurnal.mk.
Në një mesazh të shpërndarë publikisht, Mexhiti shkruan:
“Qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në! Urime Ditëlindja e 249-të!”
Ky urim vjen në një moment kur partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të thellohet në sfera të ndryshme si siguria, zhvillimi demokratik, sundimi i ligjit dhe integrimi euroatlantik.
Mexhiti, i njohur për qëndrimet e tij të qarta pro-perëndimore, ka theksuar në vazhdimësi se kontributi i SHBA-së ka qenë vendimtar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në përkrahjen e aspiratave të shqiptarëve për barazi, drejtësi dhe zhvillim.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Fetai ku bashkë uruan ditëlindjen e aleatit më të rëndësishëm të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së u përkujtua në vend edhe përmes aktiviteteve të shumta diplomatike dhe festive të organizuara nga Ambasada Amerikane në Shkup.
Gëzuar 4 Korrikun – një aleancë që sfidon kohën dhe forcon të ardhmen!//Zhurnal.mk