Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

nga Redaksia

Shkup, 1 korrik – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More