Berisha, takim me zyrtarët e OSBE: Parlamenti i 11 majit nuk shpreh vullnetin e popullit

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe anëtar i delegacionit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe Albana Vokshi, deputete, zhvilloi takim me presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe për praninë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë takimit, Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën ku ndodhet Shqipëria.

Zyra e shtypt të PD, bëri të ditur se Berisha vuri në dukje “kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015, si dhe miratimin së fundmi, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të 138 licencave për prodhimin e kanabisit, kryesisht pranë zonave kufitare”.

Berisha paralajmëroi se, “Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Evropë për pastrimin e parave të krimit.

Ai u shpreh se, “kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve në vlerën 200 milionë euro, organizimin e 4,255 aktiviteteve publike në katër muaj duke shpërdoruar detyrën, shpërndarjen e një bonusi prej 100 euro për rreth 760 mijë pensionistë, prokurime të orientuara drejt përfitimeve elektorale,  aktivitete të profilit të lartë si Giro d’Italia, etj”

Berisha parashtroi edhe “rikthimin e një sistemi patronazhist të ngjashëm me strukturat komuniste përmes keqpërdorimit të të dhënave personale”.

Berisha theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias.

Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.

Në përfundim, Berisha theksoi se “parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, ndaj dhe kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë dhe deklaroi se vetëm një qeveri teknike, që do të angazhohej për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR dhe për përparimin e integrimit evropian, mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More