Krasniqi: Kurtin e tmerron fakti që shumë shpejt do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët

nga D. V.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e pashë intervistën e Kurtit, se ka qenë një koncert më i vlefshëm se fjalët e tij. Ishte shfaqje e nervozizmit dhe frikës së Kurtit, dhe e krizës së shumëfishtë që e përjeton ai.

Është njeriu që i ka fituar 48 mandate dhe s’mundet ta bëjë shumicën. Është njeriu kryesor për krizën politike. E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim më zi se ç’ia kemi bërë para 4 vjetëve.

Tmerrohet nga fakti që do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët. Këto janë frikëra që shfaqen në nëndijen e tij”, ka thënë Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More