Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, të hapura deri më 31 gusht

nga D. V.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot se kanë nisur regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe të dhjetë për vitin e ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu bëri të ditur se regjistrimet kryhen në platformën e-Albania, dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për të garantuar fleksibilitet maksimal për prindërit.

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 7 korrik në e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”, shkruan Manastirliu.

Ky proces është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit për të lehtësuar shërbimet për qytetarët dhe për të shmangur radhët fizike në institucionet arsimore.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More