Paloka: Kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës

nga D V

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh sot se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, i cili do të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Në një konferencë për mediet, nga Kryesia e Kuvendit, Paloka tha se, Komisioni i së Vërtetës do të zbardhë për shqiptarët të gjitha lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Paloka gjithashtu tha se, Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e grupit parlamentar, që do të zhvillohet në orën 15:00, raportet që do të kenë me Kuvendin, pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Edi Paloka tha se, me përjashtim të tij dhe deputetes Jorida Tabaku, asnjë nga ligjvënësit e PD-së, nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve.

“Vendimi do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë për sa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam”, tha Paloka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More