Ramiz Merko bojkoton aktivitetin partiak të BDI-së në Strugë

nga Redaksia

Strugë, 7 korrik 2025 – Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka bojkotuar një aktivitet të rëndësishëm partiak që është mbajtur sot në këtë qytet, shkruan Zyrtare.

Burime të afërta me organizatorët bëjnë të ditur se Merko nuk ka qenë i pranishëm në takimin që mblodhi figura të rëndësishme të BDI-së, përfshirë funksionarë lokalë.

Mungesa e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme në qarqet politike brenda Frontit Evropian dhe është interpretuar si një shenjë e qartë e mospajtimeve të brendshme në koalicion./ ZYRTARE.net

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More