Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

nga D. V.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën.

“Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe ka rifilluar jetën normale”, tha Koçiu.

Prof. Altin Veshti bëri me dije se një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë nga radiologët, u vu re  një masë në kraharor.

Ai tha se vajza u dërgua në Urgjencën e Tiranës ku u konstatua një aneurizëm i aortës, rreth 9 cm.

“Vajza me urgjencë është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë. Hoqëm një pjesë të aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, por është riparuar edhe valvula e aortës”, deklaroi prof. Veshti.

Prof. Veshti tha se “kemi bërë 15-16 raste për riparim të valvulës e aortës para disa viteve ka qenë utopi dhe sot po kthehet në normalitet. Së bashku me doktor Krakullin po kryejmë këtë operacion, i cili jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës. Po tentojmë t’i riparojmë. Rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Pacientja tha se “tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i kthehem normalitetit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More