I zhdukur prej gati një muaji – Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 23-vjeçarit: Së fundi ka qenë në Francë

nga L. M

Policia shqiptare është vendosur në alarm pas denoncimit të një nëne nga qyteti i Memaliajt, e cila ka raportuar të zhdukur, të birin 23-vjeçar.

Sipas dëshmisë së nënës së të riut, ai i ka humbur gjurmët në Francë rreth një muaj më parë.

“Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë”, njofton policia.

Blutë po ashtu sqarojnë se po kryhen të gjitha verifikimet dhe kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More