Paradite moti do të jetë shumë i nxehtë, passdite me shi të rrëmbyeshëm dhe erë

nga D. V.

Shkup, 17 korrik – Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë, në disa vende me erë të përforcuar të përkohshme, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me paraqitje të breshërit.

Paradite në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë perëndimore, ndërsa përgjatë Vardarit erë veriore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja nga 31 deri 39.

Në Shkup, mot i ngjashëm me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar në orët e pasdites. Temperatura minimale do të bie 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.

Për shkak të depërtimit të shpejtë të masës ajrore më të freskët nga veriu, të premten do të jetë pak më freskët, ndërsa në ditët në vijim temperatura sërish do të jetë në rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More