Pa rrymë disa komuna të Shkupit, pa ujë disa shfrytëzues të rrugës “Vanço Mickov”

nga D. V.

Shkup, 7 prill – Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Butel, Aerodrom dhe Sopishte. Pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Vanço Mickov”.

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat në Qytetin e Shkupit, pas raportimit të marrë nga EVN, sot nga ora 08:30 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kumanovska” në lagjen 11-të Tetori, ndërsa nga ora 08:30 deri në 14:00, shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Momin Potok, më saktë objektet në rrethinën e ndërtesës së MOTOQENDËR.

Nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Butelska” – krahu nr.2 dhe krahu nr.6, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:30, shfrytëzuesit e rrugëve “Lisiçe e Epërme” dhe “Lisec”.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të f. Dobridoll, vendi i quajtur Sadinje, më saktë pas Shtëpisë së pleqve në Panorama.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit, pas raportimit të marrë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim, kumtoi se për shkak të sanimit të defektit në rrjetin e ujësjellës me diametër F-1, në rrugën “Vanço Mickov” nr.18, nga ora 09:30 deri në përfundimin e intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës së njejtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More