Bekim Sali: Kuvendi sapo votoi ligjin, mbi 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se kuvendi sapo ka votuar propozim ligjin për vauçerët studentorë.
Sipas tij, me këtë ligj, më shumë se 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro.
“LAJM I MIRË PËR STUDENTËT!
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi sot propozim-ligjin për vauçerët studentorë!
Çdo student i rregullt deri në moshën 29 vjeç do të përfitojë një vauçer prej 250 €, që mund të përdoret për blerjen e:
Laptopëve
Tabletëve
Pajisjeve të tjera elektronike për studime
Më shumë se 55,000 studentë do të përfitojnë nga kjo nismë që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të studimit dhe digjitalizimin e arsimit të lartë”, ka shkruar deputeti Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More