Tre zjarre janë aktive dhe një është nën kontroll nga gjithsej 28 të regjistruar

nga D. V.

Shkup, 31 korrik – Qendra për menaxhim me kriza sot në mëngjes informon se në territorin e shtetot deri në orën 06:30 aktive janë tre zjarre dhe një është nën kontroll. Janë shuar 24 nga gjithsej 28 zjarre të regjistruara.

Aktiv mbetet zjarri në malin Goten mes komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë, ku prej dje, krahas ekipeve nga vendi, po vepron edhe helikopteri çek “Bllek hok” dhe zjarrfikës nga Sllovenia.

Sipas informatave të QMK-së, aktive janë edhe zjarret mes fshatrave Galishte dhe Qesendre në komunën e Kavadarit, ku po digjet pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët dhe ana e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në komunën Novaci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More