Shkup, 4 gusht – Koalicioni VLEN shpreh mbështetjen e pakushtëzuar për kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, një emër që tashmë është bërë sinonim i shpresës, ndryshimit dhe dinjitetit qytetar në Dibër.
VLEN fisnikëron Dibrën me Fisnik Melën. Ai nuk është thjesht një kandidat, është mishërimi i një gjenerate të re që vjen me duar të pastra, me ide të qarta dhe me kurajën për ta çuar Dibrën përpara.
Fitorja e Fisnik Melës në Dibër nuk diskutohet. Qytetarët e kanë ndarë mendjen: duan ndryshim të vërtetë, jo rikthim të së vjetrës. Dibra do të zgjedhë njeriun që përfaqëson vlerat e saj më të mira fisnikërinë, urtësinë dhe vendosmërinë.
Ne në VLEN qëndrojmë fuqishëm pranë Fisnik Melës dhe bashkë me qytetarët do ta sjellim fitoren e madhe për Dibrën, sepse Dibra meriton më shumë!