Në Qafë Thanë pritet rreth 40 minuta, ndërsa në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta

nga D. V.

Shkup, 4 gusht – Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë koha e pritjes është rreth 40 minuta, në Tabanoc dhe Bogorodicë rreth 30 minuta, ndërsa në Bllacë është 20 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.

Nga sot deri më 16 shtator të vitit 2025, në seksionin rrugor Gradsko – Drenovë e cila është pjesë e rrugës ekspres A1 dhe Korridorit 10d do të realizohet regjim i përkohshëm i modifikuar i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit “Ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko – Drenovë”. Komunikacioni do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikën e duhur për komunikacion.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More