Ambasada e Kosoves vlerëson reagimin e shpejtë të krerëve institucionalë për ngjarjen në Kumanovë

nga D. V.

Shkup, 4 gusht – Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellë me shumë vëmendje zhvillimet lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Në një reagim zyrtar, Ambasada dënon me forcë këto thirrje që, sipas tyre, janë bërë shumë të shpeshta në stadiumet e vendit dhe kanë një ndikim shumë negativ.

Në reagim vlerësohet pozitivisht qëndrimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i kreut institucional të Maqedonisë së Veriut, si dhe faktorit politik shqiptar në Qeveri, të cilët kanë dënuar me forcë këtë incident. Një element shumë premtues në këtë drejtim konsiderohet aktivizimi i prokurorisë për hetimin e rastit.

Ambasadori Florian Qehaja shpreh shpresën që autorët e këtyre thirrjeve të marrin dënimet ligjore përkatëse, duke krijuar kështu një precedent të rëndësishëm për ndëshkueshmërinë ndaj rasteve të ngjashme në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More