Shkup, 5 gusht – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë e fuqishme dhe paraqitje e izoluar e breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 12 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 24 deri 29 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa pjesë të luginës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Në ditët pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i nxehtë me rritje të temperaturës ditore.