Arrestohet i riu që shpërndante lëndë narkotike në Elbasan

nga L. M

Elbasan – Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet është goditur nga strukturat e Policisë. Shtetasi F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas administrimit të informacioneve operative.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar mbi të dyshuarin, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje në lagje të ndryshme të qytetit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj shtetasit të arrestuar janë ngritur akuza për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More