Parku arkeologjik i Shkodrës, me mbi 100 mijë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit, renditet i dyti në vendin tonë pas Butrintit për vizitueshmërinë.
Atraksioni kryesor mbetet kalaja “Rozafa” ku të huajt duan të njihen me historinë legjendare të rozafatit por edhe me historinë e qytetit.
Te huajt janë nga vende të ndryshme të botes por ajo që i bashkon është kurioziteti për kalanë.
ISS Crew Forced to Take Shelter After Russian Satellite Breaks Apart
“Mësova rreth kalasë përmes një dokumentari që pashë në Netflix. Aty thuhej se Shqipëria është vendi i Shqiponjave dhe flitej për historinë e kalasë. Do të qëndrojmë disa ditë në Shkodër pastaj do shkojmë në plazh”-shprehet turistja.
“Mendoj që është shume bukur. Njëarkitekturë e veçantë dhe mënyra se si është ndërtuar si kështjellë është shumë interesante”.
“Unë vij nga Belgjika dhe është hera e parë në Shqipëri. Këtu është mahnitëse. Pamja nga ky ballkoni është unike”
Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj, me liqenin dhe luginën e Bunës.