Seancë solemne e Qeverisë me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

nga Xh M

Shkup, 13 gusht – Qeveria sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e shënimit të 24 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në seancë, siç ka njoftuar shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit iu dha fund konfliktit disa mujor në vend në vitin 2001. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno, Shkup, nga atëherë presidenti i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri dhe lideri i atërhershëm i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe të PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrimet mbi marrëveshje i vendosën edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransua Leotar dhe Xhejms Perdju.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More