Që prej mëngjesit të sotëm një grup xhirimi i Syri Tv ndodhet në Delvinë për të raportuar gjithçka çfarë ndodh atje ndërsa zjarret u përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa ndërhyrja e dytë nga ajri u bë në mesditë (pas ndërhyrjes së parë në mëngjes).
“Kemi një qytet të tërë të rrethuar nga flakët. E gjithë kurora e gjelbër përreth qytetit është e gjitha shkrumbuar, pasojë ose e zjarrit gjatë orëve të mbrëmjes ose është nën tym e flakë. Me rënien e erërave ka rënë dhe intensiteti i flakëve” raporton gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj në orën 14:50
‘Situata mbetet emergjente dhe e rrezikshme’ informon gazetari ndërkohë ministria e Mbrojtjes informoi në orën 14:40 se “ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave në Delvinë”
“Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrëfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri, dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit”
“Dhjetra ha me ullinj e pemtori janë dëmtuar, ndërsa nuk ka viktima. Gjithçka e gjelbër është shkatërruar “ informon gazetari
Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe banorët të cilët me mish e shpirt janë munduar të mbrojnë pronën e tyre nga zjarri.
“Gjithë pemëtaria është djegur. Me kova me ujë kemi shuar zjarret që rrezikuan banesat tona’ thonë banorët që ende janë të frikësuar”
Gazetari Gjinaj raporton për banesa të djegura, disa fshatra të Delvinës, ku jetojnë minoriteti grek janë evakuar. Shpati i Malit është djegur gjithçka.


Mali i Sopotit në mëngjes ishte i gjelbër sot në mesditë është i shkrumbuar
Situatë kritike ishte dhe pranë rezervave të naftës dhe të gazit. Pranë tyre gjatë gjithë ditës janë stacionuar forca të policisë e zjarrfikëse për të ndërhyrë në kohë në rast se flakët do afroheshin shumë.
Pranë rezervave të naftës dhe gazit ka pasur flakë. Të stacionuar ka pasur forca të policisë e zjarrfikës pasi konsiderohen të rëndësi së veçantë. Rezervat e gazit janë marrë në ruajtje nga emergjencat civile. Nga një komunikim me zyrtarët ndonëse nuk janë në jurispundencën ligjore për t’i ruajtur nga shteti kanë krijuar një kordon sigurie për të shmangur pasojat fatale”
Banorët thonë se dëmet janë kolosale.
Ndërkohë kryetari bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe u dërgua në spital rreth orës 15:00 pasi ishte ndjerë keq gjatë kohës që kishte vizituar zonat e përfshira nga flakët.
