Kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, arrestohet 61-vjeçari nga Reçani i Gostivarit

nga D. V.

MPB njofton se me 31.03.2025, në ora 03:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin B.M. (61) nga fshati Reçan i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë. B.M. u dënua me nëntë vjet e 11 muaj dhe i kishin mbetur edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë për të kryer dënimin, në lidhje me veprat e kryera penale të dënueshme nga neni 215 dhe 247 i Kodit Penal. Ai u dërgua në INKP Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More