QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Sot deri në orën 18:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur. Nga këto, katër janë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa njëmbëdhjetë janë shuar plotësisht.

Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), aktive janë zjarret në zonën me destinim të shumëfishtë “Jasen”, në komunën e Brodit, ku digjet pyll i perzier, si dhe në Oktishka Krasta në komunën e Strugës, në fshtin Opajë në komunën e Likovës dhe në fshatin Virçë në komunën e Dellçevës, ku digje vegjetecion i ulët.

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Radushë drejt fshatit Dvorcë në komunën Saraj dhe në komunën e Haraçinës, ku digjet vegjeteacion i ulët, ndërsa në fshatin Mallo Ilino në komunën e Demir Hisarit digjet pyll me lisa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More