Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

nga L. M

Një futbollist i ekipit të Skënderbeut është dhunuar ditën e djeshme në Korçë nga një grup të rinjsh.

Sipas uniformave blu të Korçës mësohet se janë arrestuar dy persona dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen.

Futbollisti 26-vjeçar me inicialet S.S, është goditur disa herë në kokë duke marrë plagë të rënda.

Ai është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

-u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit  Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Po ashtu u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe një 25-vjeçar me inicialet Dh. M., banues në fshatin Rëmbec.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More