Ali Ahmeti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Dr. Aliriza Osmanit

nga Redaksia

Tetovë, 17 gusht – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit Dr. Aliriza Osmani.

Ahmeti kujton kontributin e tij që nga ditët e para në radhët e UÇK-së në Karadak, si dhe përkushtimin e treguar më pas si drejtor i spitalit të Kumanovës, ku vendosi drejtësi dhe barazi.

“Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë”, theksoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve, duke theksuar se kujtimi për Dr. Osmanin do të mbetet i paharruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More