Fillon Baskerfest 2025: Karvani i artit rrugor me mbi 25 artistë në 13 lokacione në nëntë qytete

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Nën moton “Kërkoje argëtimin” sot fillon edicioni i pesëmbëdhjetë i Baskerfest – një nga festivalet më të njohura rrugore në Maqedoni.

Siç njoftuan organizatorët, festivali këtë vit është në formën e një karvani, përkatësisht në 13 lokacione në nëntë qytete të vendit nga 25 gushti deri më 6 shtator në skena rrugore do të parakalojnë mbi 20 artistë internacional nga të gjitha vendet e botës.

Karvani i festivalit do të fillojë në Kisella Vodë, ndërsa pastaj do të vazhdojë në Veles, Kavadar, Prilep, Manastir, Ohër dhe Tetovë.

Nga data 1 deri më 4 shtator Baskerfest sërish do të jetë para publikut të Shkupit – në komunat Butel, Aerodrom, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov. Dy mbrëmjet e fundit të festivalit do të mbahen në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në orën 19:00.

Mes pjesëmarrësve janë Plucie Ogniem nga Polonia me një spektakël zjarri, Hiram Meza nga Kili me një shfaqje teatri-cirku, Mr. Mostaxho me unicikëll-shou “Equilibrium”, Edu Boneco  nga Brazili me kukullat Carolina и Maria Beijoqueira, Sean Rooney nga Kanadaja me art me tullumbace, si dhe artisti maqedonas Kristijan Benito. Magjia e rrugës do të pasurohet nga The Beat Killers Academy nga Shqipëria, statujat nga Serbia dhe DJ MartiAn me performanca muzikore.

Baskerfest është një nga festivalet më të rëndësishme rrugore në Maqedoni, e cila tashmë 15 vite e shndërron mjedisin urban të përditshëm në një skenë për art, gëzim dhe spontanitet. Mbahet në ambient të hapur, pa skenë dhe pa bileta, drejtpërdrejtë mes njerëzve – në rrugë, sheshe dhe hapësira publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More