Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin francez, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Sot, kryetari Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Amir Elezi dhe deputeten, Imerlije Saliu Fetai, priti në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e Ambasadës, Ardian Ramadani.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend. Kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për zhvillimet më të fundit, duke ritheksuar angazhimin e pakompromistë të VLEN-it në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, u diskutuan projektet kapitale që janë realizuar gjatë periudhës së qeverisjes nga VLEN, si dhe përkushtimi i vazhdueshëm drejt rrugës së integrimit europian, përmes zbatimit të reformave të nevojshme.

Të dy palët u dakorduan që takimet e këtilla të jenë më të shpeshta, duke ruajtur dhe kultivuar miqësinë e ndërsjellë, si dhe rolin e Francës si një mbështetëse e rëndësishme në rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More