Në Akërni të Shqipërisë ka shpërthyer një zjarr i madh, ku tashmë ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve.
Sipas Euronews Albania, aktualisht janë angazhuar dy helikopterë nga Shqipëria dhe dy të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mjetet ajrore po kryejnë hedhje të vazhdueshme të ujit mbi vatrat aktive, duke asistuar forcat zjarrfikëse në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erës së fortë, e cila po ndihmon përhapjen e zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen.