Refuzim publik për Bujar Osmanin në Çair – Themelues i BDI-së i kthen shpinën dhe deklaron përkrahje për VLEN-in

nga Redaksia

Shkup, 26 gusht – Një moment i pazakontë ka ndodhur në Çair, ku Bujar Osmani është përballur me një refuzim të hapur nga qytetarët, madje edhe nga disa nga themeluesit e partisë së tij, BDI.

Një video që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale tregon Osmanin duke tentuar të komunikojë para derës së një qytetari, por pa sukses, pasi qytetari, si themelues i BDI-së, e deklaron hapur se këtë herë do të përkrahë VLEN-in.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta online, duke ngjallur debate mbi lidhjen e figurave politike me qytetarët dhe mbi ndikimin e tyre real në terren.//Tetova1 .mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More