Blerant Ramadani takon studentët: Rinia është forca më e madhe e Sarajit

nga Redaksia

Shkup, 3 shtator – Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Derveni, të cilin e cilësoi si një frymëzim të vërtetë. Ai theksoi se sugjerimet dhe energjia e tyre janë dëshmi se rinia përbën forcën më të madhe të komunës.

“Me ju, ëndrra jonë për një Saraj modern bëhet realitet”, u shpreh Ramadani, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të rinjtë në procesin e zhvillimit të Sarajit.

Ramadani shtoi se vizioni i tij për komunën bazohet në idetë, kreativitetin dhe energjinë e brezit të ri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More