​Nxiste të miturit të kryenin vjedhje, kapet 39-vjeçari në Tiranë

nga L. M

Policia e Shtetit si rezultat i punës hetimore në kuadër të operacionit “Nxitësi”, ka arrestuar sot shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H. (39).

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, tre të mitur 12 dhe 13-vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme në disa zona të Tiranës.

Policia ka sekuestruar sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More