Mbi 68 mijë turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore – faxweb

nga L. M

Gjatë sezonit turistik veror 36 qendra shëndetësore, nga veriu në jug, garantuan shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha sot se “68108 pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim nga 1 qershori deri më 31 gusht, në 36 qendrat shëndetësore verore të hapura 24/7, me ekipe mjekësore pranë pushuesve çdo ditë”.

Sipas saj, 30% e pushuesve që morën shërbim në këto qendra ishin turistë të huaj.

Ministrja Koçiu u shpreh se “falë përkushtimit të stafeve mjekësore, pushuesit kanë shijuar një sezon të qetë dhe të mbrojtur”.

Fluksin më i lartë i pushuesve që kanë marrë shërbim ka qenë në qendrat shëndetësore në Golem, Pogradec, Plazh Durrës, Mali i Robit, Gjiri i Lalëzit. Ndërsa diagnozat më të shpeshta kanë qenë gastroenterite, pickime dhe alergji, viroza të ndryshme dhe hipertension arterial.

Qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More