Ish ushtari i UÇK-së, Naser Haliti braktis BDI-në pas 23 vitesh! Bashkangjitet LD, Izet Mexhitit

nga Redaksia

Shkup, 4 shtator – Një tjetër goditje e rëndë për BDI-në opozitare vjen nga Petroveci. Naser Haliti, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe deri më tani kryetar i degës së BDI-së në këtë komunë, ka shpallur dorëheqjen e tij të parevokueshme pas më shumë se dy dekadash angazhim brenda partisë së Ali Ahmetit.

Në statusin e tij publik në facebook, Haliti thekson se arsyeja e largimit është mungesa e reformimit, riciklimi i të njëjtëve figura dhe përgatitja e fëmijëve të tyre për të trashëguar pushtetin brenda partisë, duke e kthyer BDI-në në një strukturë nepotiste që ka humbur çdo lidhje me idealet e para.

Haliti ka deklaruar se prej tash angazhimin e tij politik do ta vazhdojë në Lëvizjen Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës VLEN, ku sheh parime, vizion dhe hapësirë për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More