Shkup, 7 shtator – Një tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane mbrëmë është regjistruar në vend.
Epiqendra e tërmetit rrjedhë nga rajoni epiqendror i Kërçovës, 75 km në jugperëndim të Shkupit.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup sot në mëngjes informoi se tërmeti është regjistruar dje në orën 20 e 39 minita dhe është me manjitudë lokale të Rihterit 2,7.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cialt disponon observatori, tërmeti u ndje në Kërçovë, Ohër dhe rrethinë.