MMJPH: Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Në orët e vona të pasdites, rreth orës 15:15, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin zhvilloi një inspektim të jashtëzakonshëm për shkak të zjarrit që shpërtheu në deponinë e mëparshme të mbeturinave komunale “Drislla”, pas një njoftimi nga Stacioni Policor Gazi Baba.

Në vendngjarje po punohet për shuarjen e pjesës së djegur me mekanizëm dhe mjete të vetë N.P. “Drislla”, si dhe me disa automjete zjarrfikëse dhe automjete të N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.

Inspektimi u krye nga inspektorë të autorizuar nga SPB Shkup, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i N.P. “Drislla”, personi përgjegjës për mjedisin dhe punonjës të tjerë të institucionit publik.

Në përputhje me lejen A-ISKZ që posedon N.P. “Drislla”, është përgatitur një raport i dërguar me e-mail te Ministria e Mjedisit dhe nga Inspektorati shtetëror I mjedit lidhur me ngjarjen.
Nga inspektimi është përgatitur një procesverbal i konstatimit, dhe do të merren edhe mostra nga uji nëntokësor dhe toka nga një laborator i akredituar për mjedisin. N.P. “Drislla” ka dorëzuar gjithashtu raportin nga stacioni i monitorimit të cilësisë së ajrit.

Procedura inspektuese është në vazhdim dhe po ndiqen të gjitha masat për vlerësimin e ndikimit dhe eliminimin e pasojave nga zjarri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More