Tetovë, 19 shtator – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se premtimet e dhëna po kthehen në realitet dhe se Tetova po ndryshon çdo ditë me projekte konkrete.
Ai së bashku me bartësin e listës për këshilltarë në zgjedhjet lokale, Albi Qamili, inspektuan nga afër punimet për asfaltimin e rrugës 195.
“Çdo rrugë e shtruar nuk është thjesht asfalt, por është jetë më e lehtë për banorët, siguri për fëmijët dhe zhvillim për lagjen dhe gjithë qytetin,” theksoi Kasami.
Sipas tij, çdo projekt i realizuar është dëshmi se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete. Ai shtoi se së bashku me Albin Qamilin dhe listën fituese për këshilltarë do të vazhdojnë të sjellin projekte që i japin jetë dhe funksionalitet Tetovës.