Erërat dhe bora ndërpresin energjinë në Mavrovë e rrethinë

nga Xh M

Mavrovë, 3 tetor – Rajoni i Mavrovës dhe disa të tjera sot mbetën pa energji elektrike. Nga EMV për Alsat thonë se linja e transmetimit është dëmtuar për shkak të erërave të forta dhe borës. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparim. Sipas autoriteteve ndërhyrja po zhvillohet në terren malor të papërshtatshme për shkak të motit të keq. Dëbora e tetorit shkaktoi probleme të mëdha në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, kryesisht në drejtim të kalimit të Strazhës dhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More