Një veturë ka rënë sot në Liqenin e Ujmanit, ndërkohë që ngasësi dhe një person tjetër kishin zbritur afër bregut për të bërë fotografi. Gjatë kohës sa ata po fotografonin, vetura ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në liqen.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar togeri Erduan Baliqi, shef i planifikimit dhe vlerësimit operacional në Policinë e Kosovës, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
“Dy vizitorë kanë shkuar në Ujman dhe kanë zbritur poshtë për të bërë foto. Dyshohet se kanë harruar ta tërheqin frenin e dorës dhe vetura ka rënë në liqen. Të lënduar nuk ka, dhe nuk as ndonjë element dyshimi në këtë rast. Jemi duke punuar për ta nxjerrë automjetin nga uji”, tha Baliqi.