Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili ka thënë se Prokuroria ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto pretendime.
“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion. Kaq mund të themi në këtë fazë”, tha Preteni.